CH-Ballkani
Gjermania, vendi me rritjen më të madhe tregtare me Shqipërinë
Gjermania është vendi me rritjen më të madhe të volumit tregtar me Shqipërinë për vitin 2016. Deri në muajin shtator, importet nga Gjermania janë rritur me 81%, raportojnë mediat në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Sipas te dhënave zyrtare, paralelisht është rritur edhe volumi i eksporteve nga ky vend, ndonëse në masë më të moderuar prej 20%.
Ndërkaq, Gjermania mbetet partneri i dytë i Shqipërisë përsa i përket volumit tregtar, pas Italisë, qe zë vendin e parë me 36,5 % të totalit.
Statistikat tregojnë se vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2015, janë: Italia, Greqia dhe Gjermania. Në muajin shtator 2016, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, përveç Gjermanisë, janë Italia dhe Kina.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












