Lajme
Gjiganti i naftës raporton fitimet më të larta në 115 vjet
Gjiganti i naftës dhe gazit Shell ka raportuar fitime vjetore rekord pas rritjes së çmimeve vitin e shkuar me nisjen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Fitimet për kompaninë arritën në 39.9 miliardë dollarë në vitin 2022, dyfishi i totalit të vitit të kaluar dhe më i larti në historinë e tij 115-vjeçare. Kompanitë e energjisë kanë regjistruar fitime rekorde që kur çmimet e naftës dhe gazit u rritën pas pushtimit të Ukrainës.
Ndërkohë mbi këto kompani është rritur presioni që të paguajnë më shumë taksa, ndërsa familjet luftojnë me faturat e larta. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti afërsisht 128 dollarë për fuçi pas pushtimit, por që atëherë ka rënë përsëri në rreth 83 dollarë.
Çmimet e gazit gjithashtu u rritën, por kanë zbritur nga nivelet më të larta.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis