Futboll
Gjiganti italian e kërkon Granit Xhakën
Futbollisti shqiptar duket se i ka ditët e numëruara në Londër
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, do të largohet nga Arsenali në janar, raportojnë mediat angleze dhe ato ndërkombëtare.
Konfimimi ka ardhur nga trajneri Unai Emery, edhe ky në ikje. “Kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe për këtë arsye na nevojitet një lojtar si Xhaka. Por nuk e di nëse do të luajë akoma me ne. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të na ndihmojë”, është shprehur Emery, duke zyrtarizuar fundin e aventurës së futbollistit shqiptar në Londër, përcjell albinfo.ch.
Xhaka u la jashtë skuadrës që pas përplasjes me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace.
Arsenali i hoqi shiritin e kapitenit, ndërsa mesfushori ka kërkuar largimin. Të shumta janë ofertat, ndër to edhe nga Milani në Serie A.
Skuadra milaneze pritet të bëjë disa ndryshime në afatin e janarit dhe Xhaka mund të jetë një nga emrat që mund të arrijë në “San Siro”.
Gjithashtu është përfolur se Milani po e kërkon edhe Milot Rashicën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?