Lajme
Gjilani pritet të nënshkruaj marrëveshje me GIZ-in
Kryetari i Gjilanit, Haziri dhe përfaqësuesi i kompanisë gjermane GIZ, Kai Hofmann janë duke shqyrtuar mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshje 3 vjeçare bashkëpunimi
Përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe ata të kompanisë gjermane GIZ, po shqyrtojnë mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi për tri vitet e ardhshme.
Kështu u tha të hënën pas një takimi që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri zhvilloi me një delegacion nga organizata GIZ, që kryesohej nga Kai Hofmann.
Haziri ka falënderuar Hofmannin për vizitën në Gjilan, ndërsa kanë biseduar për prioritetet e qeverisjes së Gjilanit, për menaxhimin e mbeturinave, partneritetin publiko-privat, menaxhimin e kualitetit brenda Komunës etj.
Përfaqësuesit e GIZ-it, siç thuhet në njoftim, thanë se janë të interesuar që të lidhin partneritet 3-vjeçar me komuna të ndryshme dhe kanë ardhur për t’i parë prioritetet edhe në Gjilan, përderisa nga ana e tij, kryetari Lutfi Haziri tha se Komuna e Gjilanit po bënë përpjekje për bashkëpunim kualitativ dhe pret përgjigje pozitive nga GIZ-i.
Ndryshe, Gjilani është njëri nga komunat që ka përfituar më së shumti nga organizatat ndërkombëtare, kryesisht ato zvicerane që kanë investuar dhjetëra miliona euro vetëm në ujësjellës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











