Integrimi

Gjipspunuesi nga Aargau e humb pensionin pas 16 viteve

Fati i një pranuesi të sigurimit pensional nga Aargau, është varur nga një thirrje anonime, edhe pse ai u paralajmërua se vendimi mund të rezultonte i padrejtë

Thirrja ishte anonime: Në telefon, një person tha se e dinte për një njeri, pranues i pensionit të sigurimit të aftësisë së kufizuar (IV), edhe pse ai është në gjendje të mirë, shkruan “Aaraguaer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Autoritetet në zyrën e pensionit në Aargau, thirren e morën seriozisht dhe ish gjipspunuesin e kishin vëzhguar në mes të vjeshtës 2015 dhe pranverës 2016, për tetë ditë me radhë nga një detektiv privat. Dhe ajo që u konstatua më vonë, e vërtetoi dyshimin. Pas një rishqyrtimi mjekësor nga një psikiatër, pensioni iu ul përgjysmë.

Nga gjykata e sigurimeve kantonale, së shpejti 50-vjeçari shpresonte për një korrigjim të vendimit. Por, si një përgjigje në vend të kësaj, ai u paralajmërua se aktgjykimi gjithashtu mund të ndryshohej në dëm të tij dhe mundësia për t`u tërhequr ankesën. Mirëpo, ai e refuzoi këtë ofertë, që rezultoi si gabim, transmeton Albinfo.ch.

Për shkak se Gjykata e Lartë bazohej në njëqind për qind të aftësisë së tij për punë dhe gjithashtu i edhe gjysmën tjetër të pensionit të tij.

Për të parandaluar heqjen e pensionit, për herë të parë që nga viti 2002, vendimin ai e dërgoi në Gjykatën Federale. Ai kërkoi që shkalla më e lartë gjyqësore, atij të vazhdojë t’i japë pensionin e plotë dhe të heqë nga dosja vëzhgimin nga detektivi privat, sepse për te kjo dëshmi ishte e papranueshme. Por, referimi për pretendimin e tij, për një shkelje dhe mos respektim të jetës private dhe familjare, nuk mund ta bindte gjykatësin federal, informon Albinfo.ch.

Gjykata Federale e ndau gjithashtu pikëpamjen e Gjykatës administrative në Aargau, sipas së cilës interesat publike duhet të peshohen më lart se ato të pranuesit të pensionit.

Atij nuk i besuan më për gjendjen e tij depresive, edhe pse ai kishte qëndruar në spital, por edhe nuk iu miratuan masat e integrimit në punë. Përveç kësaj, ai do të duhet t`i paguaj edhe shpenzimet gjyqësore prej 800 frangave.