CH-Ballkani
Gjuha shqipe nuk po respektohet në Mal të Zi
Nga KKSH theksuan edhe nevojën e themelimit të një zyreje për përkthime nga gjuha malazeze në atë shqipe
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Komunën e Tuzit dje zhvilloi një takim me ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët monitorojnë zbatimin e Konventës kuadër për mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve dhe pakicave kombëtare në Malin e Zi.
Siç thuhet në komunikatë të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika, në këtë takim raportuan për gjendjen aktuale të respektimit ose jo të dygjuhësisë në Mal të Zi, në ato komuna dhe institucione qendrore që parasheh ligji dhe konventa, përcjell portali Malësia.
“Me fakte dëshmuam për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë, sidomos në sinjalistikën rrugore, orientuese dhe toponiminë në zonat ku shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullatës, me theks të veçantë në komunat si Plava, Gucia, Tivari e Rozhaja, por gjithashtu, vlen të përmendet edhe raportimi i rasteve pozitive. Po ashtu, raportuam edhe për problematikën e gabimeve në përkthimet e teksteve shkollore, emrat e personazheve ilustrues në tekste dhe toponiminë, po në këto tekste”, deklaroi Nika.
- Kreu i KKSH-së, në këtë takim theksoi se sa i përket arsimit, shqiptarët duhet të kenë përfaqësuesin e vet në Këshillin Kombëtar për Arsim të Malit të Zi, i cili duhet të propozohet nga Këshilli Kombëtar. Nga KKSH theksuan edhe nevojën e themelimit të një zyreje për përkthime nga gjuha malazeze në atë shqipe dhe anasjelltas, të dokumenteve zyrtare, ligjeve, vendimeve, raporteve, përfundimeve etj., që miratohen nga organet e ndryshme vendimmarrëse. Kjo zyrë duhet të themelohet sa më parë dhe propozojnë që funksionimi i saj të mbulohet nga Qeveria e Malit të Zi. Siç kumtohet, Këshilli Kombëtar edhe në të ardhmen do të raportojë me korrektësi për gjendjen e përdorimit të gjuhës shqipe aty ku e parasheh ligji dhe, po ashtu, me fakte do të bëjë vërejtjet e nevojshme në raportet përkatëse.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













