Bota
Gjumi i dobët mund ta plakë trurin më shpejt
Studiuesit përdorën më shumë se 1 000 tregues nga skanimet MRI dhe një model inteligjence artificiale për të vlerësuar “moshën e trurit”
Një studim i ri me mbi 27 000 të rritur në Britaninë e Madhe tregon se njerëzit me cilësi të dobët të gjumit kanë tru që duket më i vjetër se mosha e tyre reale, sipas “The Independent”.
Studiuesit përdorën më shumë se 1 000 tregues nga skanimet MRI dhe një model inteligjence artificiale për të vlerësuar “moshën e trurit”.
Rezultatet treguan se ata me zakone të dobëta gjumi kishin mesatarisht një vit plakje shtesë të trurit krahasuar me moshën kronologjike.
Studiuesit analizuan pesë faktorë të gjumit: kronotipin, kohëzgjatjen e gjumit, pagjumësinë, gërhitjen dhe përgjumjen gjatë ditës.
Duke i kombinuar këto në një “vlerësim të shëndetit të gjumit”, u zbulua se çdo ulje me një pikë në këtë vlerësim lidhej me rreth gjashtë muaj plakje shtesë të trurit.
Më problematikë rezultuan kronotipi i vonë dhe gjumi shumë i shkurtër ose shumë i gjatë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Një tru që duket më i vjetër lidhet me rrezik më të lartë për rënie njohëse, demencë dhe sëmundje neurologjike.
Edhe pse një vit duket pak, ky ndryshim mund të grumbullohet me kalimin e kohës dhe të ndikojë dukshëm në shëndetin mendor dhe njohës të individit.
Një pjesë e lidhjes mes gjumit të dobët dhe plakjes së trurit mund të shpjegohet me inflamacionin.
Studimi gjeti se nivelet e larta të inflamacionit në gjak shpjegonin rreth 10% të efektit.
Inflamacioni mund të dëmtojë enët e gjakut, të rrisë grumbullimin e proteinave toksike dhe të përshpejtojë vdekjen e qelizave nervore.
Proceset e tjera përfshijnë dëmtimin e sistemit glinfatik, mekanizmi i pastrimit të mbetjeve në tru, i cili është më aktiv gjatë gjumit. Gjumi i dobët mund ta ngadalësojë këtë sistem, duke lejuar grumbullimin e substancave të dëmshme.
Për më tepër, gjumi i çrregullt lidhet me rrezik më të madh për diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës, të gjitha këto dëmtojnë trurin.
Mesazhi kryesor i studimit është i thjeshtë: zakonet e mira të gjumit janë të domosdoshme për shëndetin afatgjatë të trurit.
Ruajtja e një orari të rregullt gjumi, shmangia e ekraneve dhe kafeinës para gjumit dhe krijimi i një ambienti të qetë mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së trurit dhe ruajtjen e funksioneve njohëse.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen













