Lajme
Gjykata e Strasburgut: Zvicra ia ka ndaluar me të drejtë hyrjen kosovarit
Deliktet e kryera nga ai janë aq të rënda sa që përkundër të drejtës themelore për bashkëjetesë familjare, arsyetojnë masën e ndalimit shtatëvjeçar të hyrjes në Zvicër
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka marrë këto ditë një vendim lidhur me një ankesë që një shtetas kosovar ka ushtruar kundër gjyqësisë zvicerane.
Në rastin e ndalimit të hyrjes në Zvicër që autoritetet zvicerane i kanë shqiptuar kosovarit, është vepruar drejt dhe në mënyrë korrekte, shkruan zentralplus.ch. Kosovari në fjalë kishte marrë këtë dënim (krahas dënimit me burg) për shkak të delikteve me tregti droge, transmeton albinfo.ch.
Personi në fjalë, në ankesën e tij kishte theksuar se ai duhet të qëndrojë në Zvicër për shkakun se gruaja dhe një fëmijë i tij janë të sëmurë dhe kanë nevojë për kujdesin e tij.
Ndërsa gjykata në fjalë, vendimin e saj e ka arsyetuar duke theksuar se i dënuari edhe ashtu kishte fare pak kontakte me familjen e tij, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, deliktet e kryera nga ai janë aq të rënda sa që përkundër të drejtës themelore për bashkëjetesë familjare që i takon, arsyetojnë masën e ndalimit shtatëvjeçar të hyrjes në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Nëntori i Parë” – Një mbrëmje solemniteti, arti dhe kujtese në Cyrih U hap ekspozita artistike “Nëntori i Parë”, e organizuar nga Shoqata “Gjergj Kastrioti”- Zvicër” në bashkëpunim... -
Nisi Festivali Folklorik “Ilirët Jehojnë” në Lozanë! -
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptarë nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të kontrollojë telefonat e refugjatëve për të verifikuar identitetin dhe origjinën Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka vendosur të zgjatë projektin pilot për analizimin e të dhënave... -
Pazari i Krishtlindjeve në Cyrih do të pranojë ende para cash -
Sukses për Zvicrën në Kampionatin Botëror të Fondue-së -
Zhurma dhe rritja: Kufizimet e sistemit të punonjësve ndërkufitarë në Gjenevë -
Bazeli teston “superbllokun”, lagje pa makina sipas modelit të Barcelonës












