Bota
Gjykata gjermane: Arrat lejohen të bien në tokë
Gjykata e qarkut në Frankfurt vendosi që arrat të lejohen të bien nga pemët, duke konkluduar se ky fenomen vjeshtor që përsëritet çdo vit mund të konsiderohet si “fakt natyror”.
Vendimi u mor pas një padie që kishte ngritur një grua, makina e së cilës qe dëmtuar nga arrat që binin nga pema e fqinjit të saj. “Paditësja theksonte se arrat dhe degët e pemës së arrës kishin rënë mbi makinën e saj për shkak të erërave të forta një natë tetori të vitit 2013 dhe kishin shkaktuar dëme te makina”, thuhet në vendim.
Gruaja e kishte paditur fqinjin e saj për një shumë prej 3866.36 eurosh për të mbuluar shpenzimet për riparimin e makinës, së bashku me interesin bankar të shumës, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton DW, degët e arrës së fqinjës kishin kaluar me 1.5 metra në pronën e paditëses për shkak të një “gabimi statistikor”. Fqinji, pra i pandehuri, i kishte prerë rregullisht degët dhe pema qe e shëndetshme.
Po ashtu fqinji e kishte refuzuar më parë kërkesën me shkrim të gruas që i kërkonte leje për të ndërtuar një strehë me çati për automjetin e saj.
I pandehuri kishte argumentuar se ai nuk ishte përgjegjës për pagimin e dëmeve, pasi rënia e arrave nga pemët në vjeshtë është “një proces i natyrshëm dhe bën pjesë në rreziqet natyrore të jetës”.
Në vendimin e saj (27.01.2018) gjykata mori anën e të paditurit, duke arritur në konkluzionin se “paditësja duhet të llogarisë me rënien e arrave nga një pemë arre gjatë vjeshtës”.
Megjithatë, një opsion i tillë do të ishte i paarsyeshëm për shkak të shpenzimeve që nevojiten dhe faktit që Bashkia do ta kundërshtonte një gjë të tillë.
Paditësja duhet të mbulojë shpenzimet gjyqësore. Ajo mund të paraqesë ankesë në Gjykatën e apelit brenda një muaji.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











