Shkurt.ch
Gjysma e pasurisë botërore në duart e elitës prej 1%
Miliarderët dhe politikanët që do të mblidhen këtë javë në Davos të Zvicrës do të jenë nën presion që të përballen me rritjen e pabarazisë pas një studimi që tregoi se sipas trendeve aktuale nga viti i ardhshëm 1% e popullsisë botërore do të zotërojë më shumë pasuri se sa pjesa tjetër prej 99%.
Një studim i organizatës humanitare Oxfam tregon se pjesa e pasurisë botërore që është në pronësi të 1% të banorëve u rrit nga 44% më 2009, në 48% më 2014.
“Oxfam” thotë se sipas trendeve aktuale, 1% e elitës do të zotërojë më shumë se 50% të pasurisë në botë nga viti 2016.
Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë ka penguar luftën kundër varfërisë globale, tha drejtori i Oxfam, Winnie Byanyima, në një intervistë për Guardian. Një nga nëntë njerëz në planet nuk kanë mjaft për të ngrënë, një miliard njerëz me më pak se 1.25 dollarë në ditë përballen në jetën e tyre.
Për të ndaluar një rritje të mëtejshme të pabarazisë, Oxfam është duke bërë thirrje nga shtetet për të ndërmarrë masa: luftë kundër shmangies tatimore dhe evazionit fiskal; taksimi i kapitalit në vend të punës; futja e pagave minimale dhe përmirësimi i shërbimeve publike.
Oxfam është ankuar gjithashtu për një ndikim në rritje të elitave financiare globale në politikë. Ata kanë ndikuar për ndryshimin e rregullave dhe ligjeve në favor të tyre. Pra, kompanitë në sektorin financiar, të sigurimit, farmaceutik dhe të kujdesit shëndetësor kanë shpenzuar vetëm nga marsi i 2013-ës deri mars 2014 një total prej më shumë se një miliardë dollarësh për lobim në Washington dhe Bruksel.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











