Bizneset
“GlattHof Villa Miami”, vendi ku ëndrrat tuaja bëhen realitet
“Janë kaq shumë shqiptarë në Zvicër, dhe shumë nga ata dëshirojnë që martesën e tyre ta bëjnë këtu në Zvicër”, thotë Ramadan Millaku. Për këtë arsye vëllezërit Milaku kanë investuar në Glatthof Villa Miami, në Glattbrugg (ZH) ku salla e dasmave ka vend për 700 veta
Pikërisht tani, kur temë e këtij numri special të revistës janë investimet dhe investitorët në Kosovë nga Diaspora Shqiptare, është i madh numri i atyre që mjetet e veta i investojnë në Kosovë. Por ndonjëherë hasim edhe në ata që konceptin e investimit e mendojnë ndryshe, dhe një mendim i tillë duhet të pranohet!
Pra, ndryshe nga të tjerët, vëllezërit Milaku, Dani, Naimi dhe Krenari me Restorantin e tyre “GlattHof Villa Miami”, në Glattbrugg dhe me Steakhouse Büli në Bülach, kursimet e tyre nuk i dërgojnë të gjitha në Kosovë.
Ramadan Millaku – Dani, siç e quajnë të gjithë mendoi se shqiptarët në Zvicër, numri i të cilëve vazhdimisht po rritet, nuk ia arrijnë që dasmat e tyre t’i realizojnë vetëm në periudhën e pushimeve, ose nuk munden të presin një vit të tërë, që të martohen në Kosovë!
“Janë të gjithë këta shqiptarë në Zvicër, dhe shumë nga ata për një arsye apo tjetrën dëshirojnë që martesën e tyre ta bëjnë këtu në Zvicër”, shprehet ai. Për këtë arsye dhe kanë investuar në Glatthof Villa Miami.
Kompleks prej 1500 metrash katrorë në qendër të qytetit
Dani, qysh para 17 viteve filloi biznesin e vet si ndërmarrës. Atëbotë ai u përkushtua për një projekt që në atë kohë, për shumë kënd ishte absurd. Ai bleu një kompleks hotelier-afarist mu në qendër të qytetit Glattbrugg, me sipërfaqe mbi 1500 m2.
Kompleksi GlattHof Villa Miami posedon një terasë të madhe dhe moderne, me pemë dhe gjelbërim shumë të bukur, që ju lë gjithnjë mbresa të shkëlqyeshme. Porsa hyni brenda, në të majtë të hyrjes së kompleksit, gjendet një restorant i cili shfrytëzohet për pirësit e duhanit, pastaj restoranti tjetër për jo duhan-pirësit, dhe vazhdohet kështu me sallën e diskotekës ku vazhdimisht kultivohet kryesisht muzika latine.
Salla e dasmave për 700 veta
Mirëpo, krenaria e këtij objekti të madh është salla e madhe e Glathof Villa Miamit. Ajo është një sallë XXL dasme, dhe ofron vend për 700 persona. Objekti posedon edhe sallën e dytë për ahengje familjare me vend për deri në 150 persona.
Të gjitha këto janë të ndara mes vete dhe çdonjëra posedon hyrje të veçantë, gjë që iu jep mundësinë të interesuarve të përzgjedhin sallën, varësisht nga nevoja dhe numri i mysafirëve-dasmorëve që planifikon për ti ftuar.
Shërbimi profesional dhe menyja e begatshme ia shton vlerën ahengut të organizuar familjar.
Restoranti GlattHof Villa MIAMI, gjatë tërë kohës mysafirëve ju servon ushqime të freskëta që përgatiten në kuzhinën e restorantit, gjë që garanton kualitet të lartë të ushqimit, si në shije ashtu edhe në vlerë.
“Është një punë shumë e mundimshme dhe kërkon sakrifica për një organizim, mirëmbajtje të një objekti të tillë siç është GlattHof Villa Miami. Posaçërisht duke e ditur se duhet respektuar kriteret e parashikuara sipas standardeve zvicerane”, nënvizon njëri nga vëllezërit Milaku.
Kërkesa të shumta për rezervim të sallës së dasmave
Numri i djemve dhe vajzave shqiptare në Zvicër po shtohet dhe, me shtimin e tyre, rriten edhe kërkesat për organizimin e sasmave. Kështu, sa herë ndodh që në GlattHof Villa Miami janë të zëna të dy sallat e dasmave, falë aftësive profesionale të gjithë stafit të restorantit përmbushen në maksimum kërkesat e dasmorëve. Kjo dëshmohet edhe nga deklarimet e dasmorëve. Ata flasin për nivelin e lartë të shërbimit, mirësjelljes, ushqimit dhe atmosferës fenomenale argëtuese nga tingujt burimor të muzikës shqipe.
Ushqimi shërbehet pa kufizime si koha e darkës ose e drekës
Këtu, nga ora 10:00h e deri ne 22:30h, klientëve u shërbehet ushqimi i ngrohtë, nga të gjitha llojet dhe nuk ka kufizime si koha e drekës apo apo e darkës.
Falë punës dhe përkushtimit të vëllezërve Milaku dhe stafit, sot ky objekt afarist shkëlqen mu në qendër të Glattbruggut, dhe është pikë takimi i të gjithë komuniteteve shqiptare, zvicerane, turke, latine etj.
Që të bindeni për të gjitha këto, ia vlen që këtë restorant në Glattbrugg dhe atë tjetrin në Bülach t’i vizitoni edhe nga afër, sepse si restorante frekuentohen çdo ditë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant


















