Lajme
Glauk Konjufca në vizitë zyrtare në Austri, të enjten takohet me kryeparlamentarin austriak
Takimi do të mbahet ditën e enjte, me datën 9 qershor 2022, në Pallatin Epstein, në Vjenë, raporton albinfo.at
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të nis një vizitë zyrtare disa ditore në Austri.
Konjufca pritet të takohet me kryeparlamentarin austriak,Wolfgang Sobotka. Takimi do të mbahet ditën e enjte, me datën 9 qershor 2022 në, Pallatin Epstein, në Vjenë.
Zyra e Kuvendit të Kosovës nuk ka njoftuar për këtë vizitë të kryeparlamentarit në Austri, por faqja ots.at, e cila njofton për ngjarjet dhe takimet javore të liderëve politikë në Austri, ka publikuar lajmin për vizitën e tij.
“E enjte 9 qershor 2022
Ora 12:35: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca viziton Kuvendin dhe takohet me kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka. Para fillimit të intervistës do të jetë një mundësi për filmime dhe fotografi. Takimi do të mbahet në Pallatin Epstein(Palais Epstein) në Vjenë”, thuhet në njoftimin e ots.at, raporton albinfo.at
Gjatë qëndrimit në Austri, kryekuvendari Konjufca do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucional.
Po ashtu, është paraparë edhe një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, kryetarin e saj dhe njëkohësisht eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, si dhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Austri. Një ftesë të cilën e ka pranuar albinfo.at nga Shoqata e Miqësisë Austri – Kosovë, bëhet e ditur se takimi do të mbahet ditën e premte, 10 qershor 2022 nga ora 14:30 në “Hausder EU”. Adresa: (Wipplingerstrasse 35, 1010, Vjenë).
Për gjatë një ore të këtij takimi do të këtë një shkëmbim të hapur diskutimesh ku do të flitet mbi çështjet aktuale politike në Kosovë, Ballkanin Perëndimorë, Evropën dhe situatën gjeopolitike.
Gjatë muajt prill të vitit të kaluar, kryekuvendari Konjufca kishte zhvilluar një takim virtual me homologun austriak, Wolfgang Sobotka.
Në atë kohë, Konjufca i kishte shprehur mirënjohje homologut të tij Sobotka, Kuvendit dhe institucioneve të Austrisë, për kontributin e dhënë deri më tani ndaj shtetit tonë, duke theksuar se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht, por edhe mbështetëse e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar













