Kosova

Glauk Konjufca nënshkruan dorëheqjen në Kuvend

Koalicioni LDK-VV e ka nënshkruar marrëveshjen të dielën

Siç edhe është pritur, Glauk Konjufca është tërhequr nga posti i kryekuvendarit, duke e lënë seancën nën udhëheqjen e nënkryetares Arbërie Nagavci.

Mirëpo, Konjufca ka nënshkruar edhe dorëheqjen gjatë seancës plenare për votimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se koalicioni VV-LDK të dielën zyrtarizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje.