Futboll

Gola nga Ajeti, Kololli, Lenjani, Demhasaj e Seferi

Pesë gola në pesë ndeshje kanë shënuar futbollistët shqiptarë në elitën e futbollit zviceran

Kjo fundjavë ka qenë shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarë, që luajnë në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Pesë gola në pesë ndeshje kanë shënuar futbollistët shqiptarë në elitën e futbollit zviceran, si dhe Taulant Seferi në Ligën e Parë.

Benjamin Kololli po vazhdon me formë të jashtëzakonshme me Zurichun, dhe në këtë xhiro shënoi dy gola.

Thun-Zurich përfundoi 2:2 me dy golat që për mysafirët i realizoi Kololli.

Ka gjetur golin e tij të parë me Sionin mesfushori i Shqipërisë, Emir Lenjani, në barazimin 1:1 jashtë fushe me Xamaxin. Lenjani realizoi një gol mjaft të bukur nga afërsia.

Bastian Toma, një tjetër shqiptar i Sionit, dhuroi një pasim fantastik për Lenjanin, i cili nuk gaboi para portë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Baseli mundi në udhëtim 3:1, ku sulmuesi shqiptar Albian Ajeti barazi shifrat në minutën e 37-të.

Debutoi me Grasshoper Arlind Ajeti, në suksesin 2:1 përballë Luganos. Mbrojtësi luajti 90 minuta të mira.

Kampioni Young Boys pësoi 3:2 nga Luzern, ku golin e parë e realizoi sulmuesi shqiptar, Shkëlqim Demhasaj.

Në Ligën e Parë, Winterthur mundi Aaruan 3:2 në udhëtim, ku golin e dytë e realizoi mesfushori shqiptar, Taulant Seferi.