Futbolli Shqiptar në Zvicër
Golashënuesi më i ri i Europës do të luajë për FC Kosova
Në ligën e katërt më të lartë zvicerane, tek FC Kosova Zurich luan një profesionist me një të kaluar në ekipet zvicerane GC, Basel dhe Galatasaray

Super talenti Endogan Adili (24) dëshiron të fillojë përsëri me futboll, pas tre lëndimeve të ligamentit.
Ishim duke shikuar një lojtar 16-vjeçar të GC, i cili brohorsite gjatë festimit të golit. Endogan “Erdi” Adili shënon golin e tij të parë në Super League zvicerane, më 13 maj 2010, në Brügglifeld, në fitoren 4:1 të GC kundër Aarau. Në atë kohë, nxënësi i shkollës së mesme nga Zurich-Altstetten kishte vetëm 15 vite e 286 ditë.
“Kjo ishte unike në Aarau, nuk do të harroj gjatë gjithë jetës sime, isha vetëm një fëmijë, vrapova nëpër gjithë fushën”, pohon Adili tetë vite më vonë për “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Atëbotë ai ishte 1.65 m i gjatë, peshonte 54 kg. Atij ende nuk i lejohej të fliste pasi kishte ndalesë për intervista nga GC.
Që nga kjo mbrëmje e paharrueshme, Adili llogaritet si golashënuesi më i ri në Europë. Asnjë futbollist më i ri nuk ka shënuar në ndonjë ligë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton më tej Albinfo.ch.
Tetë vite më vonë, Adili para “La Stanza” në Paradeplatz të Cyrihut ndet një Mercedes SUV që i shkon përshtati. Nuk është befasi për një profesionist që nënshkroi një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Galatasaray, në Stamboll në vitin 2015. Tani atij i lejohet të flasë. Në këmishën e tij shkruan “Journey”. Udhëtim. Sa e përshtatshme. Ai ka udhëtuar shumë viteve të fundit. Dhe që nga ky sezon ai luan për FC Kosova, në ligën e katërt më të lartë në Zvicër. Ai ka shumë për të rrëfyer. Të gjithë 90 minutat e gjatë.
E-Diaspora
-
Këshilli i Arsimtarëve në Diasporë, me mesazh për Festën e Flamurit Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ja) përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve, kudo që...
-
Ndahen çmimet “Züri Awards”: Islam Alijaj shpallet “Tsürcher i Vitit 2023”
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për vrasësin e Shqiponja Isufit
-
“Xhubleta në UNESCO”, një mbrëmje kulturore e veçantë, e mbajtur në Lozanë
-
Zvicër: ‘Forumi Ekonomik” ndërmjet bizneseve të diasporës shqiptare dhe atyre nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ekspertët mbështesin përfitimet shëndetësore të ujit të ftohtë Mbrojtësit e notit në ujë të ftohtë këmbëngulin për përfitimet e tij shëndetësore – dhe mendimi...
-
Radari ‘kapi’ gabimisht 10,000 shoferë të pafajshëm në Bernë
-
Qyteti zviceran voton për të refuzuar eksperimentin e të ardhurave bazë
-
Si ta kontestoni një gjobë për shpejtësi në Zvicër?
-
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është kthyer në problem serioz në Zvicër