Futboll
Golashënuesit më të mirë për vitin 2024
Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres shënoi epokë të artë në vitin 2024 dhe është golashënuesi më i mirë në futbollin botëror.
Gyokeres, duke luajtur për Sportingun e Lisbonës dhe Suedinë, ka shënuar gjithsej 62 gola gjithsej, 52 gola për klubin portugez dhe 10 për ekipin kombëtar.
Pas tij është Erling Haaland me 49 gola për Manchester Cityn dhe Norvegjinë dhe Harry Kane, i cili shënoi 46 herë për Bayernin dhe Anglinë vitin e fundit.
Në vendin e katërt dhe të pestë janë futbollistët që luajnë në Azi. Cristiano Ronaldo (Al-Nassr) shënoi 43 gola, dhe Wu Lei (SHanghai Port) shënoi 42 gola.
Lista e 10 shënuesve më të mirë më 2024
Ndër dhjetë golashënuesit më të mirë në 2024 janë Robert Lewandowski (Barcelona, 42 gola), Jonathan David (Lille, 40 gola), Rafaelson (Nam Dinh, 40 gola), Ayoub El Kaabi (Olympiacos, 40 gola) dhe Kylian Mbappe (Real Madrid, 39 gola).
Vitin e kaluar golashënuesi më i mirë ishte Ronaldo, i cili shënoi 54 gola për Al-Nassr dhe Portugali.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














