Futboll
Granit Xhaka, Lojtari më i Vlefshëm i Vitit 2024 në Zvicër
Mesfushori shqiptar ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm
Granit Xhaka është Lojtari më i Vlefshëm i Vitit 2024 në Zvicër. Ky çmim iu nda mesfushorit shqiptar nga “Sports Awards”, që është një çmim mjaft i rëndësishëm në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ai edicionin e kaluar fitoi titullin në Gjermani me Bayer Leverkusen, si dhe arriti në çerekfinale të Evropianit me Zvicrën, ku është kapiten.
Në garë për këtë çmim ishin: Kevin Fiala (hokej mbi akull), Lara Heini (floorball), Alina Müller (hokej mbi akull), Lia Wälti (futboll), Granit Xhaka (futboll), Manuel Zehnder (hendboll).
Xhaka kishte një vit të jashtëzakonshëm me Leverkusenin dhe Zvicrën, duke qenë në formë të jashtëzakonshme, derisa kujtojmë se ishte i nominuar për Topin e Artë, duke hyrë në Top 30 më të mirët në botë dhe përfundimisht u rendit i 16-ti.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët e mi. Të them të drejtën, nuk jam një adhurues i madh i një çmimi të tillë individual. Sepse, siç thashë, suksesi nuk është i mundur. Ju duhet ekipi, trajnerët dhe stafi i paharrueshëm për mua, për klubin dhe për të gjithë qytetin.
Kampionati Evropian ishte gjithashtu i pabesueshëm. Edhe me kombëtaren do të kishim merituar më shumë sesa të eliminoheshim në çerekfinale kundër Anglisë me penallti. A mund të jetë 2025 vetëm më i mirë? Unë shpresoj kështu. Në mars do të bëhem sërish baba”, deklaroi Xhaka online, pasi nuk ishte i pranishëm për të pranuar çmimin.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër,më 26 janar në Gjenevë organizon simpozium mjekësor dedikuar...
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës
-
Policia bastis klubin shqiptar në Kriens: “Ndihemi të trajtuar si kriminelë”
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Protesta në rrugët e Davos, të rinjtë kërkojnë drejtësi sociale Forumi Ekonomik Botëror në Davos u shoqërua nga protesta të rinjsh. Ata duan të thonë fjalën...
-
Debati për aeroportin ekskluziv të St Moritz
-
Thirrjet e padëshiruara mbeten problem në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e banesave shqetësojnë ekspertët
-
Punëtorët e papunë ndërkufitar mund të duhet të marrin role me pagë më të ulët