Sport
Granit Xhaka, shpresë për ekipin helvetik
Petkoviç: "Krahasuar me vjeshtën e kaluar, Xhaka dukshëm evoluon me besim shumë më të madh. Është e qartë se Graniti ishte një nga protagonistët kryesorë në rritjen e Borussia Mönchengladbach"
Përzgjedhësi i përfaqësueses zvicerane në futboll, Vladimir Petkoviq, sytë i ka kthyer nga mesfushori kosovar, Granit Xhaka, në kohën kur disa nga futbollistët kryesorë të ekipit janë të lënduar. Por, për fat të mirë, Granit Xhaka është një lider i vërtetë në Mönchengladbach.
“Krahasuar me vjeshtën e kaluar, Xhaka dukshëm evoluon me besim shumë më të madh. Është e qartë se Graniti ishte një nga protagonistët kryesorë në rritjen e Borussia Mönchengladbach”, ka deklaruar Petkoviq, përcjell albinfo.ch.
Ai ka vlerësuar lart rolin e kapitenit të Granit Xhakës në Mönchengladbach, duke qenë i bindur se mund ta kryejë një rol të tillë edhe në ekipin zviceran.
“Mund të them se Xhaka i ka të gjitha karakteristikat për të qenë kapiten. Ai ka dëshirë ta drejtojë ekipin, por duhet të presim të përfundojnë eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe pastaj të shohim”, ka thënë Petkoviq për 20min, transmeton albinfo.ch.
“Por ne gjithashtu mendojmë se ndërkohë ai do të takohet me ekipin, me drejtuesit të cilët janë më të vjetër. Është për mua një shenjë e inteligjencës së tij sociale. Xhaka nuk kërkon konfliktin, por kërkon përgjegjësi”, tha Petkoviq.
Graniti me skuadrën gjermane Borussia Monchengladbach në ndeshjet e fundit ka bartur shiritin e kapitenit, duke u bërë kapiteni më i ri në një skuadër të Bundesligës, me 23 vjet.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












