Lajme
Gratë dhe vajzat e varfra, në shënjestër të trafikimit në Shqipëri
Sipas një reportazhi të britanikes “BBC”, mes 3266 viktimave të trafikimit në vitin 2015, 600 prej tyre vinin nga Shqipëria
Gratë dhe vajzat e varfra shqiptare përbëjnë numrin më të madh të viktimave të trafikut njerëzor në Britaninë e Madhe. Sipas një reportazhi të britanikes “BBC”, mes 3266 viktimave të trafikimit në vitin 2015, 600 prej tyre vinin nga Shqipëria, përcjell Top Channel.
Gazetarja britanike Reeta Chakrabarti ka intervistuar disa gra të trafikuara në Shqipëri dhe Britani. Në më të shumtën e rasteve viktimat janë vajza të mitura të moshës 10 deri në 12-vjeçare dhe historitë e tyre janë nga më brutalet e të dhimbshmet, si ajo e Sejas. “I urrej ata. Do të doja që të merrnin ndëshkimin që meritojnë. Të vjedhin lirinë, të shfrytëzojnë e të përdorin si vegël. Është shumë e ulët”, rrëfen ajo.
Seja ishte vetëm 14 vjeçe kur u largua nga familja e dhunshme për t’u shitur në një rrjet trafikantësh nga ai që mendonte se ishte i dashuri i saj. Shumë shpejt e gjeti veten në botën e tmershme të krimit. Për muaj të tërë u detyrua të flinte me disa burra në ditë, duke u bërë viktimë e abuzimeve të panumërta.
Një tjetër viktimë është Ana, e cila është intervistuar në Britaninë e Madhe. Ajo vjen nga një qytezë e vogël rurale dhe ishte bindur nga i dashuri të braktiste familjen për t’u shitur për prostitucion në Britani.
“Unë nuk kisha parë përtej shtëpisë, ku dija gjë unë”, thotë ajo, duke shtuar se kur e pa vetën në Britani, as e kishte idenë se ku ajo ishte. Ndërsa gazetarja e pyet se a është përdhunuar çdo ditë, viktima ia kthen që “po për çdo ditë, nga shumë meshkuj”.
Shumë trafikues të qenieve njerëzore mbahen në burgun e sigurisë së lartë në Korçë dhe disa prej tyre janë të dënuar me 20 vjet burg. Rrjeti britanik televiziv thotë se Shqipëria ka probleme të mëdha edhe në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë, të cilat duhet të funksionojnë si duhet për të përndjekur trafikantët.
Ana tani është në të 20-at dhe ishte e virgjër deri në momentin e trafikimit. Ajo mundi të arratisej dhe tani strehohet në qendrën sociale “Salvation Army”.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci












