CH-Ballkani
Grekët thanë „Jo“ në referendum
Rezultatet e para jozyrtare të votave të numëruara në referendumin e së dieles në Greqi tregojnë se 52 për qind e grekëve i thanë „Jo“ propozimeve të kreditorëve ndërkombëtar për masat shtrënguese në Greqi. Sipas rezultateve të 48 përqind e votuesve ishin për marrëveshjen e propozuar nga KE, BQE dhe FMN.
Këtë e kishin konfirmuar edhe sondazhet që treguan për një mbështetje të vogël për Tsipras.
Ai u bëri thirrje grekëve për të votuar kundër, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian, por këtë herë Tsipras do të ketë rezultatet e referendumit.
Liderët evropianë para votimit theksuan se referendumi është për ose kundër që Greqia të mbetet pjesë e zonës së euros, por autoritetet greke thanë se rezultati nuk ka të bëjë me faktin nëse euro do të mbetet një monedhë e Greqisë.
Në Athinë në sheshi Sintagma tashmë ka filluar festimet.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla














