Lajme
Greqia në referendum
Sondazhi i fundit mbi referendumin grek të planifikuar për të dielën, në të cilët votuesit do të deklarohen për ofertën e kreditorëve ndërkombëtarë për masat për kursime, tregon se përkrahësit e opsionin “po” janë pak përpara atyre që do të votojnë për “jo”, raporton Reuters.
Sondazhi i kryer nga instituti ALCO tregon se 44.8 për qind e votuesve do të pranojnë ofertën nga kreditorët, ndërsa 43.4 për qind janë kundër.
Referendumi që do të mbahet të dielën është vonuar për pesë vjet, tha kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në një intervistë me TV Antena, duke shtuar se populli grek e di pse duhet të votojë.
Referendumi i të dielës në Greqi është i pari që prej 40 vjetësh, dhe do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë e vendit. Referendumi i fundit që u mbajt në shtetin grek ishte në vitin 1974 dhe i dha fund monarkisë duke vendosur Republikën.
Në total, shtatë referendume janë organizuar në shekullin e 20-të në Greqi, nga vitit 1920 deri në vitin 1974, të përqendruar në dilemën monarki apo republikë në periudha të tensionuara, theksoi politologu Ilias Nikolakopoulos.
Një tjetër referendum për një propozim të kreditorëve të vendit (BE, BQE, FMN) përsa i përket borxhit grek dështoi në vitin 2011, duke çuar në rrëzimin e kryeministrit socialist, Jorgos Papandreu.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














