Lajme
Greqia shtyn afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë
Greqia ka vendosur të shtyjë afatin për mbylljen e kufijve me Shqipërinë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada greke njofton se duke nisur nga kjo e mërkurë e deri më 4 gusht mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi, përcjell albinfo.ch.
Përjashtim bëjnë vetëm grekët dhe personat që e kanë vendbanim kryesor në shtetin fqinj.
Ambasada thekson se udhëtarët duhet të plotësojnë formularin elektronik, të cilin duhet ta deklarojnë vetëm nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.
Por, ky proces nuk ka funksionuar sot në doganën e Gjirokastrës, çka ka shkaktuar edhe radhë të gjata të emigrantëve në kufi.
E-Diaspora
-
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë Nesër në Kosovë varroset Gent Maksutaj, viktima e të shtënave në Suedi... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta -
Itali
Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali -
Kosovë
27-vjeçares nga Zvicra i zhduken 94 mijë franga nga valixhja në shtëpinë e prindërve në Pejë
Jeta në Zvicër
-
Roboti zviceran që mund të ndryshojë të ardhmen e stomatologjisë MIR, roboti zviceran që hap një epokë të re në trajtimet dentare... -
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme














