Shkurt.ch

Gripi i shpezëve po përhapet në Evropë

Qeveria gjermane planifikon të urdhërojë të gjithë fermerët që të mbajnë në ambiente të mbyllura pulat e tyre për shkak të rrezikut të zgjerimit të infeksionit të ri të virusit të gripit të shpezëve, i cili u rishfaq në vend.

Këtë në media e ka konfirmuar ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt, i cili e konsideroi atë një prej masave të mundshme që vendi do të luftojë kundër shpërthim të ri të gripit të shpezëve që goditi Gjermaninë

Para se të marrë ndonjë vendim, Gjermania do të konsultohet me anëtarët e BE-së, duke përfshirë Holandën, Poloninë dhe Danimarkën.

Shpërthimi i ri i H5N8, virus i njohur si gripi i shpezëve, gjatë fundjavës së kaluar u shpall në Gjermani dhe Zvicër dhe sërish është vërejtur në Austri, Hungari, Poloni, Holandë, Danimarkë dhe Kroaci.

Sot në Bruksel mbi këtë temë do të diskutojnë ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së.