E-Diaspora
Gruaja shqiptare e vrarë në Gjermani në momentin e ekzekutimit kishte në veturë foshnjën dymuajshe
Mbrëmë në qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me thikë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.
Mediat gjermane kanë shkruar se dorasi dyshohet të jetë kosovar. Ndërkaq sot, nga mediat lokale në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, janë dhënë detaje nga kjo vrasje që po cilësohet si vrasje e dyfishtë, shkruan Insajderi.
IKZ-online.de, ka raportuar se një gruaja e vrarë ka lënë pas një foshnje dy muajsh. Kundër të dyshuarit kosovar rasti po hetohet si vrasje e dyshimtë, pasi që, ky i fundit vrau edhe shoqëruesin e ish-gruas së tij.
Në kohën e krimit, foshnja ishte në automjetin e nënës. Sipas autoriteteve, vajza u dërgua në spital pa dëmtime dhe tani është nën kujdestarinë e zyrës së mirëqenies së fëmijëve. Kjo gazetë ka raportuar se autopsia tregoi se të dy viktimat vdiqën nga dëmtimet e shumta për shkak të dhunës së rëndë. Sipas hetuesve, arma e vrasjes ishte një thikë kuzhine, të cilën e kapën në vendin e krimit.
Sipas dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë dëgjuar klithma duke thënë thirrni policinë, thuhet se i dyshuari për vrasje qëndroi në vendin e krimit me qetësi të plotë.
“Në një moment, vrasësi i përgjakur me qetësi u ul midis vendit të biçikletave sikur të kishte bërë punën e tij”, ka thënë një pronar i dyqanit të lotove aty ku ndodhi vrasja.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












