Maqedonia

Gruevski kërkon azil nëpërmjet Tiranës

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski para se të arrijë në Hungari, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë.

Mediat raportojnë se këtë e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Hungarisë.

“Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike, por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë.

Në anën tjetër, nuk janë dhënë detaje se në çfarë mënyre Gruevski ka dalë nga Maqedonia, vetëm se në Hungari ka shkuar në përputhje me rregulloret kombëtare e ndërkombëtare.