Lajme
“Grupi i Kumanovës” para gjyqit, akuzohet për terrorizëm
Në Gjykatën Themelore të Shkupit u zhvillua procesi gjyqësor ndaj 29 personave për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Prokuroria i ngarkon për terrorizëm
Pas dhjetë muajve, në Gjykatën Themelore të Shkupit ka filluar procesi gjyqësor ndaj 29 shqiptarëve, nën dyshimin se ishin përfshirë në luftimin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar. Të pandehurit, sipas Kodit Penal të Maqedonisë, ngarkohen me veprat penale “organizim terrorist”.
Procesi gjyqësor është mbajtur nën masa të shtuara të forcave të policisë, para objekteve të Gjykatës dhe në pikat qendrore të qytetit të Shkupit.
Prokurori publik në Maqedoni, Naum Panovski gjatë leximit të akuzës ka theksuar se në bazë të dëshmive me të cilat disponon Prokuroria, gjatë procesit gjyqësor do të dëshmohet se të akuzuarit për rastin e Kumanovës, me paramendim kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen.
Prokuroria e Maqedonisë ka theksuar se grupi i armatosur, i përfshirë në ngjarjet e Kumanovës, është përbërë nga 18 shtetas të Kosovës, të cilët kanë marrë ndihmë logjistike nga shtetas të Maqedonisë. Të gjithë të 29 të akuzuarit, në dhjetor të vitit të kaluar para Gjykatës Themelore të Shkupit, u deklaruan të pafajshëm.
Pala mbrojtëse e ka hedhur vendosmërisht poshtë akuzën për terrorizëm, duke kërkuar që rasti i Kumanovës, t’i jipet në shqyrtim Prokurores Speciale, Katica Janeva, pasi sipas avokatëve mbrojtës, ngjarjet kanë prapavijë tjetër nga ajo që përfaqëson Prokuroria Publike e Maqedonisë, raporton REL.
Familjarët dhe organizatat për mbrojtjen e lirive të njeriut kanë shprehur skepticizëm se do të zhvillohet një proces i drejtë për rastin e Kumanovës.
“Gjykim të drejtë nuk presim aspak, sepse Maqedonia si shtet është nënshkruese e konventave për mbrojtjen dhe liritë e njeriut, por ajo nuk i respekton ata konventa. Ne nuk presim gjykim të drejtë, por gjithçka zhvillohet në bazë të aktiviteteve kriminale që i ka organizuar vetë qeveria Maqedonase”, është shprehur për mediat Idriz Sinani, kryetar i Forumit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni.
Gani Krasniqi babai i të akuzuarit Muhamed Krasniqi tha se nuk beson në drejtësinë maqedonase, sepse nga i biri ka mësuar se dy shokët e tij janë vrarë, siç thotë nga policia maqedonase, pasi u janë dorëzuar autoriteteve të rendit.
“Si mund të presin drejtësi, kur njerëzit e dorëzuar, pra peng, janë vrarë, për dy kemi të dhëna, pra për dy jemi të sigurt 100 për qind. Si të presim drejtësi kur edhe para një muaji ju treguam se të akuzuarit tërë kohën keqtrajtohen në burg. Të presësh drejtësi,është sikur ‘cjapi pret mëshirë nga kasapi’”, tha Gani Krasniqi.
Ndërkaq, Hata Kuçi motra e Fadil Elshanit ka shprehur indinjatën e saj se familjarëve edhe sot nuk u është lejuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore, duke kufizuar pjesëmarjen vetëm në një anëtar nga familja. “Prej andej (Kosovës) rrugën e kemi marrë dhe nuk na lejojnë të hyjmë për të ndjekur seancën gjyqësore edhe pse jemi paraqitur me rregull përmes avokatit mbrojtës. Vëllai im është i pafajshëm”, thekson Kuçi.
Ndërkaq Shefki Rushiti nga fshati Brezë, malësia e Shkupit, thotë se kushëriri i tij Fejzulla Rushiti akuzohet pa të drejtë, sepse ditën e ngjarjes ka qenë duke punuar në arrën e tij në fshat. “Nuk është e vërtetë se kushëriri im është terrorist”, thekson Rushiti.
Ndryshe më 9 dhe 10 maj gjatë vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, gjatë një përleshjeje të një grupi të armatosur me forcat e sigurisë, mbeten të vrarë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase, si dhe 10 persona të nga grupit i armatosur. Kjo ngjarje kishte nxjerr në shesh përfshirjen e shërbimit informativ maqedonas, me grupin e Kumanovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












