Futboll
Haffner dhe ambasadori Ukelli kundërshtojnë provokimin e Kuzmanoviqit
Kuzmanoviq ka thënë se do të "nokautonte" Shaqirin dhe Xhakën po të ishte lojtar aktiv në ndeshje për shkak të gjestit të shqiponjës
Intervista që futbollisti i kombëtares serbe dhe i FC Baselit, Zdravko Kuzmanoviq kishte dhënë dje për “20 Minuten” me deklaratat provokuese të tij ka ngjallur reagime nga pala shqiptare dhe zvicerane.
“Nëse Serbia nuk do të ketë asgjë për të humbur, nuk e di nëse do të qëndrojnë kockat”, ka thënë Zdravko Kuzmanoviq në një intervistë, duke ndezur atmosferën para finales së Natit kundër Serbisë me deklarata të tjera shpërthyese, transmeton albinfo.ch. Fjalët e ish-yllit të FCB-së bënë bujë dhe u diskutuan edhe në mediat serbe dhe ato kosovare.
“Duhet biseduar me të gjitha palët. Kjo është e rëndësishme”, thotë Lars Haefner, kryetar i Shoqatës Zvicër-Shqipëri, duke folur për intervistën e Kuzmanoviqit. Megjithatë, ai i gjykon deklaratat e tij si “eufemiste”, “jokritike” (sa i përket gjykimit të kombëtares serbe) dhe ndonjëherë si “të gabuara”. Kjo e fundit vlen për deklaratën e ish-yllit të FCB-së sipas të cilit provokimet në vitin 2018 ishin nisur nga kombëtarja e Zvicrës.
“Ata (Xhaka dhe Shaqiri) u ofenduan dhe u fishkëllen nga publiku në Kaliningrad në duelin e fundit”, thotë Haffner, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu habitet për glorifikimin e dhunës nga ish-reprezentuesi serb, i cili tha s
. “Në një moment ju duhet të bëni një lëvizje dhe të shikoni përpara”, thitë Haffner.
Më pas Kryetari i Shoqatës Zvicerane-Shqiptare trajton një çështje aktuale në Katar: “Kuzmanoviq thotë se duhet të ndash sportin nga politika. Ndërkaq, e shihni se çfarë ndodhi në garderobën e serbëve – këto të dyja nuk shkojnë bashkë”. Fjala është për provokimin me flamur para ndeshjes së parë të Serbisë kundër Brazilit. Flamuri në kabinën e zhveshjes tregonte hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mesazhin “Kurrë mos u dorëzo”.
Deklaratat e ish-yllit të Bazelit, Zdravko Kuzmanoviq, i ka komentuar edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli: “Çdo provokim është i pavende dhe nuk i shërben aspak sportit apo pajtimit mes popujve”. Megjithatë, Ukelli nuk ka asnjë shqetësim se ndeshjet anësore do të kenë ndikim në ndeshjen e së premtes. Zviceranët janë mjaft profesionistë dhe nuk do të lejojnë që të provokohen”, është shprehur ambasadori.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas











