Lajme
Këshilli Federal vendos kundër gjinisë së tretë: “Nuk janë pjekur kushtet”
Në një raport të vitit 2020, Komiteti Kombëtar i Etikës NEK kishte rekomanduar futjen e një kategorie të tretë të gjinisë
“Modeli binar gjinor është ende i ankoruar fort në shoqërinë zvicerane. Nevojitet një debat social përpara se të zhvillohet një model i ri gjinor. Një ndryshim do të kishte pasoja të gjera që pothuajse nuk janë diskutuar deri më tani”, shkruan Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Për shembull, Kushtetuta Federale do të duhej të ndryshohej – veç tjerashm në fushën e shërbimit ushtarak dhe alternativ, sepse ajo nuk përmban asnjë rregullore për personat që nuk janë regjistruar si meshkuj apo femra në regjistrin e personave.
Përveç kësaj, do të duhej të ndryshoheshin regjistrat e shumtë dhe kategoritë në statistika.
Në një raport të vitit 2020, Komiteti Kombëtar i Etikës NEK kishte rekomanduar futjen e një kategorie të tretë, shkruan sda.ch. Sipas Këshillit Federal, Komisioni kishte dalë gjithashtu në përfundimin se megjithëse rregullimi dhe praktika ishin të pakënaqshme, së pari duhej të krijoheshin parakushtet sociale për futjen e opsionit të tretë gjinor, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër, në ndryshim nga Gjermania dhe vendet e tjera, nuk është e mundur që përveç “mashkull” dhe “femër” të regjistrohet një gjini e tretë në regjistrin e gjendjes civile ose të përjashtohet fare regjistrimi gjinor.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














