Kosova
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës takon homologun e tij hungarez, flasin për sulmin e Banjskës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez, Krisof Szalay-Bobrovniczkyn.
Ata diskutuan për situatën e sigurisë, me theks për sulmin në veri të vendit dhe politikat që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit.
“Si dy shtete demokratike që besojnë në vlerat perëndimore u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, ndërsa u ritheksua nga ana e ministrit Maqedonci synimi që Kosova ka për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Këtë të shtunë, Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë që u mbajt në Budapest të Hungarisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 Shoqata FIZ Avokim dhe Mbështetje për Gratë Migrante dhe Viktimat e Trafikimit regjistroi 228 persona në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz















