Shqipëria
Hahn: Shqipëria e Maqedonia duhet të nisin negociatat për anëtarësim
Duke iu referuar Shqipërisë, Hahn tha se prioritet është reformimi i administratës publike. “Prandaj fillojmë dhe mbarojmë me shtetin e të drejtës"
Euro komisionari për zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të nisë edhe një herë procesin e zgjerimit, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë se duhet bindur edhe vendet kandidate, edhe vendet anëtare, se integrimi evropian i vendeve të rajonit është në interes të të dy palëve.
Duke iu referuar Shqipërisë, Hahn tha se prioritet është reformimi i administratës publike. “Prandaj fillojmë dhe mbarojmë me shtetin e të drejtës. Të fillojmë sa më shpejt, por të marrim aq kohë sa nevojitet për finalizimin. Prandaj dua të fillojnë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, theksoi ai.
Hahn ishte më konkret në çështjen e Serbisë, duke theksuar se duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet me Kosovën. “Nuk mund të pranojmë anëtarë që të kenë probleme me fqinjët”, ka theksuar eurokomisioneri.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














