Kosova
Hajdari: Synojmë që të ardhurat e diasporës t’i kthejmë në investime
Rozeta Hajdari ka folur për rëndësinë e diasporës në ekonominë e Kosovës
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, ka folur në Konventën e Biznesit të Diasporës në Kosovë. Ajo ka folur për rëndësinë që ka diaspora për ekonominë e Kosovës dhe investimet që mund t’i bëjë, shkruan albinfo.ch.
“Ne kemi një ekonomi të brishtë për shkak të pandemisë, megjithatë, përkrahja e diasporës nuk është zvogëluar, por është shtuar edhe më shumë. Sipas statistikave, 796 .5 milionë euro janë të ardhura nga diaspora në Kosovë gjatë vitit 2020, që është arsye e mjaftueshme të hartojmë strategji, që këto të ardhura të hyjnë si investime në vendin tonë”, ka thënë Hajdari.
Ajo ka shtuar se Qeveria Kurti synon që të ketë sa më shumë investime nga diaspora. “Pandemia ka përshpejtuar digjitalizimin dhe për këtë aspekt duhet të mendojmë shumë.
Synojmë të bëhemi më tërheqës për investitorët, jo vetëm për bizneset nga diaspora, por edhe nga vendi. Duhet të jemi më kreativë dhe të shfrytëzojmë aftësitë tona që kemi në mënyrë që të dalim sa më shpejt nga kriza dhe të ecim përpara. Pikërisht nga kjo presim ndihmën nga ju. Qeveria Kurti dhe ministria jonë do të bëjnë përpjekje maksimale që të ju ndihmojmë. Synojmë të kemi investime sa më shumë investime, me krijimin e kushteve për të investuar në vend”, u shpreh ndër të tjera Rozeta Hajdari në Konventën e Biznesit të Diasporës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër