Lajme
Hajredin Kuçi me kërkesa konkrete në Athinë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në Greqi, ku po merr pjesë në konferencën e Bankës Botërore dhe të Organizatës Evropiane të së Drejtës Publike, që po mbahet në Athinë, për sistemet e drejtësisë në vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore, është takuar më sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Ioannis-Alexios Zeppos.
Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi, përveç kërkesës që ka bërë për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit helen, nga sekretari Zeppos, ka kërkuar edhe uljen e tarifave-taksave të sigurimeve të automjeteve për qytetaret e Kosovës që hyjnë në Greqi, për mundësinë e prezencës dhe investimeve nga ana e investitorëve grek në Kosovë, si dhe bashkëpunimin në fushën akademike dhe mundësinë që studentëve kosovarë t’u ofrohen kushte dhe bursa studimore, për të studiuar në universitete greke.
Ndërsa, sekretari Shtetëror në Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Zeppos, i ka mirëpritur kërkesat e ministrit Kuçi dhe ka thënë së do te bëjë përpjekje që t’i ndihmojë Kosovës në fushat e përmendura, ku me seriozitet janë duke e shqyrtuar mundësinë e investimeve dhe të uljes së tarifave të sigurimeve, për automjetet kosovarë që hynë në Greqi.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s












