Lajme
Haliti: Ka sinjale për status special për veriun e Kosovës
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se qendrat e vendosjes në botë janë duke dhënë sinjale se dhënia e një statusi special të administruar nga Kosova do të ishte zgjidhje e problemit të veriut.
Nisur nga kjo, ai e sheh tepër të nevojshme që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja të dalin me një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, pasi vetëm në atë mënyrë, sipas tij, zgjidhja e problemit të veriut do të bëhej më e lehtë.
Haliti konsideron se intervenimi i policisë për ta rikthyer kontrollin kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak ka bërë që Kosovës t’i vijë era vërtet shtet. Ai e pranon se Kuvendi ka pasur informacione se strukturat paralele serbe do t’i sulmonin njësitet e policisë speciale posa të futeshin në veri, por nuk ka shpjegim pse policët janë futur në atë zonë pa logjistikë mbrojtëse.
Në intervistën për “Kohën Ditore”, Haliti shprehet i bindur se Kuvendi, edhe pse është në “pushim të përgjysmuar” ka qenë dhe është i gatshëm të mblidhet kurdo që kryeministri Hashim Thaçi do ta kërkonte një gjë të tillë.
Rrjedhimisht, sipas tij, Kuvendi nuk është bërë pengesë për veprimet politike dhe ekzekutive të Thaçit, ani pse shefi i Qeverisë i ka kritikuar deputetët, se nuk kanë marrë shembull nga kolegët në Serbi, për të qenë në detyrë në situata jo shpesh të përsëritshme, siç ka qenë ajo e 25 korrikut. “Ne jemi shkëputur prej Serbisë dhe absolutisht mua nuk më intereson se çka bën Serbia me institucionet e veta”, i është përgjigjur kësaj kritike Haliti.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë Në Gjenevë është zhvilluar mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon”, një aktivitet që bashkoi komunitetin shqiptar në... -
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë













