Lajme
Hamasi liron dy shtetase amerikane të mbajtura peng në Gaza
Hamasi tha se krahu i tij i armatosur, Brigadat Qassam, kishte liruar dy pengje amerikanë që ishin mbajtur nga grupi pas sulmeve terroriste në Izrael më 7 tetor. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga Channel 13 Neës i Izraelit dhe transmetuesi publik Kan.
Lirimi i pengjeve, Judith dhe Natalie Raanan, u konfirmua përmes një deklarate nga Zyra e Kryeministrit izraelit.
“Në përgjigje të përpjekjeve të Katarit, Brigadat (Qassam) liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare”, tha Hamasi në një deklaratë të postuar në Telegram, shkruan DW.
Grupi islamik nuk dha asnjë informacion shtesë se ku u liruan pengjet. Izraeli më vonë konfirmoi se dy pengje ishin liruar dhe ishin në vend.
Gratë ishin rrugës për në një bazë ushtarake në Izraelin qendror, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Qeveria e Izraelit vlerëson se rreth 200 persona mbahen nga Hamasi në Gaza, nga të cilët të paktën 10 besohet të jenë shtetas amerikanë, përcjell albinfo.ch.
Hamasi është kategorizuar si një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe një sërë vendesh të tjera.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













