Lajme
Hanë byrek me marihuanë, ndjehen “happy”
Në Sarajevë disa njerëz janë “ankuar” se pasi kanë ngrënë byrek janë ndjerrë shumeë të disponuar. Policia po heton rastin lidhur me gatimin e byrekut mit më hashash
Një numër relativisht i lartë i qytetarëve të Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë janë lajmëruar në Qendrën Emergjente duke deklaruar se po ndjehen shumë të disponuar. Sipas tyre, ka ndodhur diçka me ta, pasi që kanë ngrënë pite me një lloj spinaqi, në afërsi të tregu në lagjen Stup të kryeqytetit boshnjak.
Pacientët kanë deklaruar se disponimi i tyre ka ndryshuar pasi që kanë ngrënë byrek në një byrektore. Pra secili pacient ka konfirmuar se kanë ngrënë byrek te tregu në lagjen Stup, për të cilën portali Sarajevo365.com vërteton të jetë bërë me marihuanë dhe jo me spinaq, transmeton InfoShqip.com.
Policia e Sarajevës thuhet se po punon për të përcaktuar identitetin e gruas së moshuar e cila gjatë ditës ka shitur byrek me gjethe të gjelbërta, e cila është ndoshta edhe arsyeja për të shkaktuar ndjenjën e mirë të tepruar tek dhjetëra banorë të Sarajevës të cilët u ankuan në ambulancë sepse nuk janë mësuar të ndihen aq mirë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













