Uncategorized
Hapet në Bernë ekspozita “Nëpër Kohë”
Ekspozita “Nëpër kohë”, është e hapur deri në datën 7 tetor 2018, dhe mund të vizitohet çdo ditë pune nga ora 9h deri në orën 17h
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, para të pranishmëve, dashamirë të arteve pamore, është hapur ekspozita e artistes nga Kosova, Lebibe Topalli-Shabani.
Me një fjalë rasti ekspozitën e ka hapur ambasadorja Nazane Breca, e cila, veç tjerash tha se kjo ekspozitë është një dëshmi se artistët tanë kanë potencial të madh krijues dhe se Lebibe Topalli si një artiste e re, deri tash ka hapur një mori ekspozitash dhe ka fituar çmime të rëndësishme duke u vlerësuar lartë nga kritika, njofton ambasada.
Lebibe Topalli në përshëndetjen e saj para të pranishme, tha se ka sjellë në këtë ekspozitë të organizuar nga Ambasada e Kosovës këtu në Bernë, një cikël me piktura të cilën e ka titulluar “Nëpër Kohë”. “Ashtu siç e kam pasur një ekspozitë tjetër në një galeri të Gjenevës në këtë vit, edhe këtu në ambasadën tonë, jam shumë e kënaqur me hapjen e saj dhe me publikun artdashës”, tha mes tjerash Lebibe Topalli, përcjell albinfo.ch.
Artistja Lebibe Topalli, në ekspozitën tematike “Nëpër Kohë”, përmes paraqitjes së rrathëve, rrotave, shqiponjës, të shndërruara në simbole, ka shpërfaqur artistikisht lëvizjen nëpër kohë, lëvizjen e cila shtynë të ecën përpara si nxitje për ide të reja dhe për krijim të vazhdueshëm. E gjithë kjo, e shprehur përmes këtyre simboleve, në piktura me formate të mëdha dhe me një koloritë të harmonizuar, kjo artiste ka arritur të sjellë para artdashësve emocion dhe meditim të fuqishëm për kohën dhe njeriun.
Ekspozita “Nëpër kohë”, është e hapur deri në datën 7 tetor 2018, dhe mund të vizitohet çdo ditë pune nga ora 9h deri në orën 17h, në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Adresa: Zähringerstrasse 25, 3012 Bern.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me...
-
Haradinaj diasporës: Mbështetjen tuaj për Atdheun, ta finalizoni me votën tuaj për Kosovën Fituese
-
Diaspora tregon interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë
-
Mediat zvicerane mbi pritjen e Kurtit si “yll roku” dhe “festimin e sukseseve” të tij, në Cyrih
-
Lidhja Shqiptare në Botë përtërin radhët e veta
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur, i dyshuari në arrati Disa të shtëna u qëlluan në Kleindöttingen AG të shtunën në mbrëmje. Policia konfirmoi se një...
-
Më shumë se 200 zviceranë janë burgosur ose privuar nga liria, jashtë vendit
-
Etiketat që zgjasin afatin e shitjes së disa produkteve ushqimore, nuk përdoren sa duhet në Zvicrën frëngjisht-folëse
-
Sondazhi zviceran zbulon se produktiviteti i punonjësve rritet me ndjenjën e përkatësisë
-
Gruaja kaloi natën e mbyllur në supermarket, ja çfarë thotë Migros për këtë