Kosova

Hapet ekspozita “Vrapo pas Diellit”

Gjatë ditës së djeshme (5 qershor) në kuadër të FNP “Drini poetik” është hapur ekspozita “Vrapo pas Diellit” e artistes dhe poeteshës Kaltrina Hoti në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ekspozitën e shpalli të hapur kryetari i Kuvendit të Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqri Galica, ndërsa për veprat foli Idriz Berisha, piktor akademik.

Sipas artistes ekspozita do të jetë e hapur deri më 10 qershor.