Kinema
Hapet Pavijioni i Kosovës në festivalin prestigjioz të Kanës
Edhe këtë vit, për herën e tetë me radhë, është hapur Pavijoni i Kosovës në kuadër të Festivalit të Kanës në Francë, përcjell albinfo.ch.
Këtë herë, Kosova do të ketë pavijonin e përbashkët me Shqipërinë, që do të jetë më i hapur deri më 23 maj 2019, kanë njoftuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
QKK do ta përfaqësojë Kosovën në tregun më të madh të filmit në botë, ‘Marche Du Film’, në kuadër të këtij festivali, përcjell albinfo.ch.
“Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovojë filmat e fundit kosovarë në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm”, kanë njoftuar nga QKK.
Shtandi i Kosovës gjendet në – Village International Riviera – Pavilioni nr. 131.
Ndërkaq, ky është edicioni i 72-të i Festivalit të Kanës.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit