Kosova
Hapet zyrtarisht panairi “Swissbau”, prezantohen kompanitë prodhuese nga Kosova
Albinfo.ch ka shkruar tash e disa javë për mbajtjen e panairit “Swissbau”, duke prezantuar në mënyrë të veçantë secilën kompani që do të jetë pjesëmarrëse në këtë panair.
Kllasteri PREFAB Kosova, me mbështetje të projektit të USAID Kosovo Compete, organizon pjesëmarrjen e 15 kompanive prodhuese në panairin Swissbau, nga data 16 deri 19 janar, në Bazel, Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Kompanitë nga Kosova do ta ekspozojnë kryevepren e tyre të përbashkët ‘Shtëpia e Kosovës – House of Kosova’ , një shtëpi e ndërtuar komplet nga druri.
Kllasteri PREFAB Kosova merret me industrinë e ndërtimeve të parafabrikuara. Kllasteri është themeluar në tetor të vitit 2023 dhe ka për qëllim përfaqësimin e zërit të përbashket të industrisë dhe avokimin për politika që mbështesin rritjen dhe konkurrueshmërinë e sektorit të ndërtimeve të parafabrikuara. Aktualisht Kllasteri anëtarëson mbi 20 kompani.
Nga ana tjetër Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK), ka siguruar hapësirën ekspozuese në panairin “Swissbau 2024” në Zvicër për dymbëdhjetë kompanitë nga Kosova që merren me përpunimin e drurit.
Nga data 16 deri 19 janar 2024 këto 12 kompani do të promovohen në panairin “Swissbau 2024” dhe do të jenë të ekspozuara në Hall 1.1, Booth no.A60, B60 dhe A90, Basel, Zvicër.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











