Kosova
Haradinaj: Kosova e di më së miri ndjenjën e largimit nga atdheu
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Ditën Botërore të Refugjatëve.
Ai ka shkruar se Kosova e di më së miri ndjenjën e largimit nga atdheu.
Madje kryeministri Haradinaj i ka bashkangjitur shkrimit edhe një fotografi të kohës së luftës në Kosovë.
“Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, bashkëndjejmë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb. Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro Bëhet e ditur se rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që...
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
Jeta në Zvicër
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë Një studim i GfK-së tregon se qytetarët e Lihtenshtajnit kanë pagën më të lartë në Evropë....
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë
-
Numër rekord i turistëve amerikanë në pistat zvicerane të skive
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria