Kosova
Haradinaj për mocionin e opozitës: Le të më rrëzojnë
Haradinaj ka folur edhe për mocionin mosbesimit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë, derisa ka thënë se nëse ia arrijnë ta rrëzojnë, do ta kishin ‘çliruar’ pasi që sipas tij, ka shumë punë.
“Qeveria mund ta rrëzojë veten dhe nuk mund ta rrëzojë opozita. Opozita tani i ka 57 vota dhe i duhen edhe 4 të tjera. Kam dëgjuar deklarime që nuk do të marrin vota nga Lista Serbe. Isha një ditë në vrapim në Obiliq, kur ke gjysmë maratona, dhe disa fëmijë ja nisën këngës ‘xhamadani vija-vija, kërrk taksa, kërrk ushtria’. Dhe unë mendoj që ka ndryshuar diçka në Kosovë. LDK e Vetëvendosje i kanë vlerësuar këto veprime. Nëse munden të më rrëzojnë dhe i bëjnë votat, veç çka më çlirojnë. Ju e shihni çfarë ngarkesa ka, duhet me punu shumë”, u shpreh Haradinaj në Interaktiv të KTV-së, përcjell Albinfo.ch.
Ai foli edhe për pagën minimale, duke thënë se ajo duhet të rritet, ndërsa e ka quajtur të vështirë zbatimin e Ligjit të pagave.
Ndërkaq, për Ligjin për Qeverinë, ai ka thënë se së shpejti do të bëhet derisa e ka quajtur ligj i cili do ta bëjë historinë.
Ai thotë se ky ligji është planifikuar të jetë për Qeverinë e ardhshme.
“Vendimin e merr Parlamenti, por ideja ime është për Qeverinë e ardhshme sepse është edhe për partinë tjetër në pushtet”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














