Uncategorized
Haradinaj: Po hapëm kufijtë, hapim varret e atyre që i kujtojmë sot
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse Kosova hap kufijtë e saj, atëherë do të hapen edhe varret e të gjithë atyre që ranë dëshmorë për të mbrojtur Kosovën.
“Nëse ne i hapim kufijtë e kësaj Kosove, atëherë i hapim edhe varret e atyre për të cilët kemi ardhur t’i kujtojmë sot, plagët dhe vuajtjet e tyre. Ai që cenon këta kufij, është armik i Kosovës”, tha Haradinaj.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, tha se janë në javën e përvjetorit të Pavarësisë, kur bëhen 11 vjet që Kosova u bë shtet sovran dhe i pavarur.
“Kjo javë ka rastisur që të fillojë në Deçan, një rastësi e cila është me meritë. Pra Deçani dhe kjo trevë e Dukagjinit vërtet janë me meritë për lirinë e atdheut tonë, pavarësinë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se e drejta e shqiptarëve është studiuar e trajtuar nga shumë mendimtarë e njohës të zhvillimeve, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë.
Ndër të tjera, kryeministri Haradinaj tha se si populli më i vjetër në Ballkan, edhe historia e shqiptarëve është prej më të hershmëve dhe se vërteta e tyre është prej më të parave në Ballkan, dhe kësisoj gjithë rrugëtimin e shqiptarëve deri këtu, sot askush nuk e konteston.
“Në luftën e ’98 e ’99 të UÇK-së me ndihmën e NATO-s të prirë nga Amerika, e për të cilën ne jemi mirënjohës ndaj tyre, u realizua një pjesë e të drejtës shqiptare, e cila kishte mbetur peng me mijëra vjet përpjekjesh, e që ajo ishte Kosova”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Më tej, duke folur për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj e bëri të qartë se 17 Shkurti i 2008-ës dhe flamuri i saj ishte një minimum kompromis i të drejtës së shqiptarëve dhe se duke qenë kështu, çdo shqiptar e ka obligim ta mbrojë këtë Kosovë, Kosovën e 17 Shkurtit, mbrojtjen e së cilës, siç tha ai, e obligon edhe Kushtetuta.
Kryeministri Haradinaj foli edhe për vendosjen e taksës ndaj Serbisë, duke e theksuar edhe një herë se ajo do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













