Kosova
Haradinaj: Taksa prej 100% nuk është drejtuar ndaj komunitetit serb
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tarifa prej 100% nuk është drejtuar ndajë asnjë qytetari të vendit e asesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb.
“I vetdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb”, ka thënë Haradinaj
Haradinaj gjithashtu në profilin e tij në facebook ka shkruar se të gjitha mallrat që janë sipas të drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga dogana
“Mirënjohës Doganës së Kosoves për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi ”, ka shkruar Haradinaj.
“Për më tepër, hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nepër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi” , ka shtuar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












