Kosova

Haradinaj: Nuk mashtrohet populli as me “korrigjim të lehtë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kufijtë e Kosovës nuk do t’i prekë askush.

“Shteti i Kosovës nuk ësht krijuar rastësisht, shteti i Kosovës nuk është gabim që është krijuar, shteti i Kosovë është një e arritur e shqiptarëve, andaj s’do t’ i prekë askush kufijtë e saj të 17 shkurtit 2008”.

“Ia kem pa hajrin demarkimit me Malin e Zi, tash i dimë hilet, nuk mundet kerkush me na luajt lojën as në emërime të korrigjimit, as në emër të demarkimit, as shkëmbimit të territoreve e as të ndarjes”

“I bëj thirrje presidentit Thaçi që të mos mendon se e mashtron popullin më, as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, e kontrollon policia. Nuk ka kontekst”, tha Haradinaj gjatë fjalitimit të tij në Kuvendin VIII  Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në degën në Deçan, shkruan KK, përcjell albinfo.ch.