Lajme
Harta e Kosovës, më e mira në Eurostat
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mori një shpërblim nga Eurostati, e cila zgjodhi hartën e Kosovës më të mirën e muajit. Ky është shpërblimi i tretë i ASK-së
Më 2 mars 2015, Forumi Evropian për Gjeostatistika në bashkëpunim me Eurostat-in e kanë zgjedhur hartën e Republikës së Kosovës më të mirën e muajit. Kjo konsiderohet një arritje e madhe për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e cila vetëm në vitin 2010 është anëtarësuar në këtë forum evropian.
Kosova, siç thuhet në një njoftim, për herë të tretë e zë vendin e parë me hartën më të mirë të muajit, nga 43 shtete sa janë anëtare të Forumin Evropian për Gjeografi dhe Statistika.
“Harta e Kosovës me informacione statistikore e zgjedhur si hartë e muajit, përmban informacione statistikore lidhur me udhëtimet ditore dhe javore për arsye pune, edukimi a familjare, që bëhen nga vendbanimet e tjera të Kosovës për në qytetin e Prishtinës”, thuhet në njoftimi e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Në këtë hartë është kalkuluar mesatarja sipas distancës së udhëtimit për çdo udhëtar. “Kështu, sipas qëllimit të udhëtimit del se çdo udhëtar ka kaluar 34 km për qëllime pune, ndërsa për qëllime edukimi dhe familjare është 40 km gjatësi”, deklaron ASK.
Njerëzit që udhëtojnë kanë ndikim si fenomen mbi flukset e qarkullimit të automjeteve, andaj të dhënat e paraqitura përmes kësaj harte janë të rëndësishme për planifikim dhe menaxhim të transportit dhe të trafikut rrugor urban.
“Rritja territoriale e qytetit, veçanërisht dendësia e popullsisë e ka rritur numrin e udhëtimeve, që në shumicën e rasteve manifestohen me probleme, si: humbje e kohës, ndotje të mjedisit, aksidente rrugore, aksidente të këmbësorëve, mungesë e infrastrukturës për biçikleta, etj”, konsideron ASK.
Ndryshe, burimi i të dhënave për përpilimin e kësaj harte është Regjistrimi i Popullsisë 2011, ndërsa për analizë dhe vizualizim të të dhënave është përdorur programi i ArcGIS-it, versioni 10.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti Rritjet arrijnë deri në 10.1% në Nidvaldo. Situata të vështira edhe në kantonet Uri (+6.6%), Zug... -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv -
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik -
Familjet zvicerane do të paguajnë “635 franga më shumë në vit” nëse propozimi anti-imigracion fiton -
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve














