Gruaja
Heidi Lushtaku e sfidon veten edhe në film
Modelistja shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, e ka nisur karrierën e saj edhe si aktore në një projekt filmik, dhe atë në rolin kryesor. .
Shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku ka bërë të ditur për albinfo.ch se sapo kanë filluar xhirimet e këtij filmi në Zvicër. Projekti është produksion zviceran. Rolin e kishte fituar Lushtaku nga kontakti që kishte me producentin dhe aktorin zviceran, Cedric Magnin, me të cilin Lushtaku bashkëpunon qe katër vjet. Ajo nuk dëshiron të bëjë publike detajet e tjera për emrin dhe tematikën e filmit, por thotë se xhirimet do të vazhdojnë në vende të tjera.
Bukuroshja shqiptare tashmë me famë ka arritur të sfidojë vetën edhe si këngëtare profesioniste.
Ajo së fundi ka publikuar këngën e parë me titull “Put it up”.
Heidi ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013”, ndërsa përveç reklamave të shumta për firma të njohura në Zvicër dhe Francë, ajo për disa muaj punoi si modeliste edhe në Azi, duke reklamuar për kompani të ndryshme, ndër to edhe për kompaninë “Honda”.
Bukuroshja nga Kosova me profesion është dentiste, ndërkaq pos modelimit dhe këndimit, ajo do të vazhdojë karrierën edhe si aktore filmi.
Heidi ekskluzivisht për albinfo.ch sjell me disa foto atmosferën nga xhirimet e filmit
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe