Maqedonia
Heshtje zgjedhore, tri ditë votime në Maqedoninë e Veriut
Tashmë Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pandemie të koronavirusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel. Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 ulëse të Kuvendit republikan.
Nga sot (e hënë) do të ketë tre ditë votime. Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që janë në karantinë dhe vetizolim. Në ditën e dytë, më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me sëmundje të tjera dhe të burgosurit.
Ndërsa në ditën e tretë, më 15 korrik, do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.
Partitë politike garuese gjatë fushatës janë fokusuar në pademinë dhe zgjidhjen e pasojave të saj, por edhe për probleme të tjera të fushave të ndryshme.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet












