Lajme
‘Hidraulikët’ rusë në Davos, shtrohen pyetje rreth tyre
Sipas një gazete zvicerane, dy rusë me pasaporta diplomatike të paraqitur si 'hidraulikë' u ndaluan nga policia lokale gjatë një kontrolli rutinë në Davos në gusht të vitit të kaluar
Policia kantonale e Graubündenit ndaloi të dy burrat në mes të gushtit 2019 gjatë një kontrolli rutinë të identitetit në vendin që priti mbledhjen aktuale të liderëve elitë të botës, sipas gazetës Tages Anzeiger të martën. Të paktën njëri prej tyre pretendoi se ishte ‘hidraulik’, por të dy kishin treguar pasaporta diplomatike gjatë kontrollit, shkruan e përditshmja zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Ishte e vërtetë që ne kontrolluam dy shtetas rusë në Davos dhe ata e identifikuan veten me pasaporta diplomatike, por ne nuk mund të konstatonim ndonjë arsye për t’i ndaluar ata. Ata u lejuan të shkonin”, tha një zëdhënës i policisë kantonal për Reuters, duke shtuar se policia kurrë nuk i kishte identifikuar ata si ‘hidraulikë’.
Një zëdhënës i Ambasadës ruse në Bernë e ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se dy diplomatët rusë të akredituar jashtë Zvicrës ishin kontrolluar dhe lejohej të vazhdonin rrugën e tyre.
“Pasaportat diplomatike u jepen zyrtarëve të rangut të lartë, jo punëtorëve manualë”, tha ai. “Unë mendoj se kjo ishte ndoshta një shaka memece”.
Ekzistojnë spekulime që të dy rusët shkuan në Davos në mënyrë që të përgatiteshin për mbikëqyrje me rreze të gjatë të pjesëmarrësve në WEF. Shërbimi sekret ushtarak i Rusisë GRU ka qenë shumë aktiv vitet e fundit kundër objektivave zvicerane. Autoritetet zvicerane besojnë se dy spiunë rusë synuan një strukturë zvicerane të testimit të armëve kimike jashtë kryeqytetit, Bernë. Rusia dyshohet gjithashtu se qëndron pas një sulmi në internet kundër zyrave të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) në Lozanë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror këtë vit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












