Lajme

Hipotekat zvicerane, në rënie

Ndërsa çmimi i pronave mbetet i lartë, ka disa lajme të mira në frontin e hipotekës: normat e interesit me afat fiks tani ranë lehtësisht në 2.29 për qind, pasi arritën kulmin në 2.58 për qind më 22 qershor, përcjell albinfo.ch.

A do të thotë kjo se pronësia e shtëpisë do të bëhet më e përballueshme?

Ndërsa normat më të ulëta të hipotekës mund të kompensojnë disi koston e blerjes së një shtëpie, shumë do të varet nga vendi ku ndodhet prona – ka të ngjarë të mos gjeni asnjë pazar as në Cyrih, as në Gjenevë, ose në qytete / kantone të tjera me një përqendrim të madh kompanish ndërkombëtare si Zug, Bazel dhe Vaud.