Kosova
Hiqet nga ligji neni që kufizon importin e veturave të vjetra
Pa asnjë votë kundër, anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë përkrahur iniciativën e deputetit Mërgim Lushtaku për ndryshimin e Ligjit të automjete
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në Komisionin për Zhvillim Ekonomik kanë kërkuar ndryshimin e nenit 44 të Ligjit për automjete, me anë të të cilit kërkohet moslejimi i importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se veturat e vjetra nuk janë problem kryesor për ndotje të ambientit, prandaj edhe duhet të lejohet importimi edhe i atyre që janë më të vjetra se 10 vjet.
Deputetja nga LDK-ja, Hikmete Bajrami, ka thënë se ndryshimi i nenit 44 për heqjen e kriterit për vjetërsinë e automjeteve duhet të analizohet mirë, ndërsa ka mbështetur ndryshimin e nenit 63 për procesin e regjistrimit të automjeteve.
Kufizimin e vjetërsisë për import të automjeteve e ka përkrahure dhe deputeti i VV-së, i cili tha se një veturë mund të jetë e vjetër, por ndoshta i plotëson kriteret dhe standarde për ndotje.
Por Avdi Kamerolli nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë se nuk ka nevojë të bëhet ndryshimi i ligjit për heqjen e përkufizimit të veturave, sepse, sipas tij, Kosova shndërrohet në varreza me automjete të kalbura, të cilat rrezikojnë edhe trafikun.
Pa asnjë votë kundër, anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kanë përkrahur iniciativën e deputetit Mërgim Lushtaku për ndryshimin e Ligjit të automjete.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












